Belinda Balluku: “Excellence Bags”, model suksesi për punësimin dhe prodhimin në Patos

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizitoi fasonerinë “Excellence Bags” në Patos, një sipërmarrje që po konsolidohet dhe ka një ndikim të rëndësishëm në punësimin e zonës.
Në një postim në rrjetet sociale, Balluku theksoi se kjo ndërmarrje, e hapur në vitin 2022, prodhon deri në 20 mijë çanta kartoni në ditë për tregun italian, bazuar në kontrata afatgjata. Aktualisht, aty punësohen 120 persona, kryesisht gra, dhe pritet një zgjerim i mëtejshëm i kapaciteteve.
Ministrja vlerësoi këtë biznes si një model suksesi për sektorin e prodhimit, duke theksuar mundësitë që ofron ky sektor për zhvillimin ekonomik të vendit.