Belinda Balluku në Topojë të Fierit, takim me agro-mekanizatorët mbi shqetësimet dhe problematikat e sektorit

Në vijim të takimeve me qytetarët, dëgjimit të zërit dhe bashkëbisedimit për gjetjen e mundësive për një funksionim normal në shërbim të ecurisë dhe zhvillimit, Zv. Kryeministrja dhe Ministria, Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me banorët në Topojë të Fierit.
“Së bashku me Ceno Klosi në një bisedë konstruktive me agro-mekanizatorët mbi shqetësimet dhe problematikat e sektorit, me fokus adresimin dhe koordinimin e punës, për të lehtësuar dhe ardhur në ndihmë atyre që i janë përkushtuar tokës dhe prodhimeve. Mbështetje të pakursyer”, shkruan Balluku në postimin që ajo ka bërë në rrjetet sciale.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe drejtuese politike e PS në qarkun e Fierit, u takua me fermerë të zonës së Topojës (Fier).

Swiss Digital Desktop Reklama

Balluku i siguroi ata për mbështetje nga ana e qeverisë për të rritur sipërfaqen e tokës së punuar dhe prodhimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bisedë konstruktive me agro-mekanizatorët mbi shqetësimet dhe problematikat e sektorit, me fokus adresimin dhe koordinimin e punës, për të lehtësuar dhe ardhur në ndihmë atyre që i janë përkushtuar tokës dhe prodhimeve. Mbështetje të pakursyer”, u shpreh ajo.

Pak ditë më parë qeveria prezantoi edhe skemën e re të Garancisë Sovrane, një nismë që synon të lehtësojë aksesin në financa për fermerët dhe bizneset bujqësore.

Përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro do të mbështeten investimet në serra, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?