Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ben Blushi, lindja e një fotografi

Politikë E hënë, 26 Shtator 2022 22:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Olga, shefja e shoqërimit ukrainas i fshiu Ben Blushit dhjetëra foto të postblloqeve me kryqe hekuri në qendër të Kievit nga frika se mos ato fotografi binin në duart e armikut dhe cënonin sekretin ushtarak.
Për Blushin, kjo histori tregon shumë më shumë se 67 fotot që mbijetuan dhe i ekspozoi në COD, por për kritikët e artit dhe fotografisë, këto shkrepje të tij janë befasi më vete.

Fotografi dhe artisti shqiptaro-amerikan Burim Myftiu thotë se Blushi ka prirje të jashtëzakonshme për fotografi.
“Ai sikur është lindur me kamer fotografike. Unë jam i bindur se njerëzit nëse janë të përkushtuar dhe e bëjnë mirë një punë, ata mund të bëjnë edhe disa punë të tjera mirë, me po aq përkushtim. Beni është një nga ata. “Dita duket nga mëngjesi” thonë. Edhe Beni, edhe pse ka vetëm pak kohë që është thelluar në artin fotografik, ai me çdo shkrepje krijon imazhe unike, siç vetëm një artist mund ta bëjë. Imazhet që ai krijon, kanë një dimension të freskët, të sinqertë. Imagjinata e tij fotografike është e padjallëzuar si rezultat i higjienës vizuale”, thotë ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fakti që Blushi po eksploron për herë të parë zhanrin e fotografisë, i jep tjetër shije kësaj ekspozite.

“Aq më mirë që sapo ka filluar të ecë në botën e imazheve dhe nuk i ka mësuar trikat e stërpërdorura nga ujqërit e kësaj pune. Prandaj edhe fotografitë që ai krijon, janë të dëlira dhe pa hile”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për Burim Myftiun, Ben Blushi është dëshmia e lindjes së një fotografi.
“Në bisedë e sipër me një mik nga Tirana kuptova se “Beni filloi të merret me fotografi”, dhe rastësisht u bëra dëshmitar i një fiziologjie metamorfike të “lindjes së një fotografi”, jo të rëndomtë, por të apasionuar dhe të pakompromis”, thotë ai.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 14 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Fotografi Gent Shkullaku është veçanërisht i mbresuar nga portretet e Blushit.

“Fakti që Blushi nuk është një fotograf profesionist e bën ekspozitën mjaft interesante. Këndi dhe momentet e kapura në 10 orët e vizites janë të vecanta dhe në pergjithesi të pahasura në fotot që jemi mesuar të shohim çdo ditë nga fotoreporterët profesionistë që ndodhen në Ukrainë. Më pëlqyen në mënyre të veçantë portretet dhe do t’i rekomandoja Benit të vazhdonte e të thellohej në këtë zhanër. Jam shumë kurioz per fotot që i fshinë nga aparati në fund të vizitës”, tregon Shkullaku.

Fotot e fshira nuk do i shohim kurrë, por fytyra e Zelenskyt, mbuluar nga një mori ndjesish e shprehish, është këndi ku ndalojnë gjatë të gjithë vizitorët.

Për aktorin Timo Flloko, ekspozita e Ben Blushit është shumë e veçantë dhe jashtëzakonisht e realizuar, në të gjitha parametrat e vet teknikë e profesionalë.
“E ka fotografuar Presidentin Zelensky në një moment tejet njerëzor. Ka një trishtim në fytyrën e tij që shpreh dramën e popullit të tij. Këto fotografi në tërësi janë spontane dhe këtu është edhe bukuria e tyre. Nuk është menduar nga Beni, se si shkrimtar është i afirmuar, që ka edhe këtë ndjesi dhe talent si fotograf”.

Kohët e fundit Ben Blushi ka vendosur t’i flasë publikut përmes forcës së tij shkruese dhe fotografuese.

Me një aparat të përdorur Nikon varur në qafë, atë mund ta ndeshësh kudo nëpër rrugë, në kërkim të një personazhi e imazhi të vërtetë.

Etiketat e lidhura

Ben Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës
Para 4 minutash

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 19 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 28 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 30 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.