Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ben Blushi: The New Islam në Tiranë

Ben Blushi: The New Islam në Tiranë

Politikë
E shtunë, 9 Korrik 2022 20:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Blushi:

THE NEW ISLAM NË TIRANË

Jo vetëm përpara 30 vitesh, por edhe përpara 5 vitesh kjo foto do ishte e paimagjinueshme në Tiranë.
Kaq shumë vajza dhe gra të mbuluara, Tirana dhe Shqipëria ndoshta nuk ka patur kurrë që kur Mbreti Zog e ndaloi ferexhene me ligj në vitin 1937.

Sot, muslimanët e Shqipërisë gjithnjë e më shumë i veshin vajzat dhe gratë e tyre si një detyrim ndaj Islamit duke e përdorur shaminë si shenjë dalluese.
Duket sikur muslimanët dhe sidomos gratë e tyre duan ta shpallin që janë muslimanë në distancë.
Kam folur me shumë nga këto gra dhe të gjitha më thonë se ndjehen më të mbrojtuara nga burrat dhe nga shoqëria, më të lumtuara dhe gjithnjë e më të integruara në komunitetet ku jetojnë duke u mbuluar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një vajzë 14 vjeç me emrin Medina, që po falej sot në sheshin Skënderbej, pasi pranoi ta fotografoja, më tha se është mbuluar vetëm për sot, ditën e Bajramit, por mezi pret qe vitin tjetër të mbulohet përgjithmonë.
Përjetësisht,e pyeta
Përjetësisht, tha Medina duke qeshur.
Me keqardhje nuk vura re asnjë shqetësim, asnjë detyrim dhe asnjë dilemë në fytyrën e saj të pastër.
Gjatë këtyre muajve të fundit i kam kërkuar shumë grave muslimane të mbuluara, në moshë, të pozojnë për mua dhe shumica kanë refuzuar, duke vënë dorën mbi fytyrë apo duke u rrudhur nga sikleti.
Islami, tradita dhe burrat nuk ua lejojnë të fotografohen.
E kundërta ndodh me vajzat e reja.
Ato janë miqësore, pozojnë duke qeshur, llastohen dhe flasin hapur për raportet e tyre me fenë, me shoqërinë dhe me djemtë.
Pasi i fotografoj kanë vetëm një kërkesë. Në çfarë adresë instagrami mund ti marr fotot.
Ky është Islami i Instagramit.
Duke e ditur se muslimanët nuk pranojnë se dogma e tyre mund të reformohet, nuk e di a më lejohet të them se ky është The New Islam.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një Islam i Ri

Ai është shumë më i hapur, shumë miqësor, shumë i çiltër dhe me shumë kolorit.
Një Islam që do të jetojë mirë dhe të bashkëjtojë edhe më mirë.
Ky Islam i Ri sakrifikon për të jetuar më mirë, por jo për të vuajtur më shumë.
Për Islamin e Ri, distanca mes njeriut dhe Zotit është më e qartë, më e dukshme dhe më e arritshme.
Ky lloj Islami është cetrifugal, vetëkontrollues dhe i lexueshëm por nuk është negativ, mohues, i mbyllur dhe imponues.
Me fjalë të tjera ai rrotullohet pa dyshim rreth Muhamedit dhe Kuranit, por nuk mohon atë që nuk buron nga Muhamedi dhe Kurani.
Ky është një Islam njerëzor, modest dhe estetik që ndjek modën e vet.
Shumë nga vajzat që pashë sot në sheshin Skënderbej ishin zbukuruar, kishin lyer buzët, ishin parfumosur, kishin syze dielli, rrinin mbi taka dhe nuk kishin mbuluar trupin detyrimisht.
Falja e Bajramit dukej si një sfilatë mode, një garë mes hixhabëve, shadorëve, nikabëve dhe shumë pak burkave të zeza.
A ka dhe Islami modën e vet?
Sigurisht që ka dhe duhet inkurajuar që ta ketë.
Disa ditë më parë u futa rastësisht në një dyqan ku qepeshin shami të llojeve të ndryshme dhe aty kuptova ku ndryshon jo vetëm moda, por edhe veshja e grave të mbuluara muslimane.
Është njëlloj si ndryshimi që ka një xhaketë me një pelerinë, një pallto me një xhup apo një jelek me një triko për burrat.
Po përpiqen ti bëj një renditje dhe shpjegim.
Burka është mbulim i plotë i fytyrës, flokëve dhe syve.
Nikab është mbulim i flokëve dhe fytyrës por jo i syve.
Shador është një veshje e gjatë që rrotullohet rreth kokës dhe pjesës së sipërme të trupit duke lënë të zbuluar vetëm fytyrën.
Hixhab është mbulimi i pjesshëm i flokëve por jo i fytyrës dhe as i syve.
Natyrisht që mua më pëlqen ky i fundit, pavarësisht se në sfilatën e sheshit Skënderbej konkuronin në masë hixhabët me shadorët.
Të gjithë me ngjyra të celëta që farfurinin në diell.
Ky shënim për kategoritë e veshjeve kufizuese të grave muslimane për mua nuk ka asnjë kuptim, përvec njërit.
Stili i jetesës tregon aftësinë dhe mundësinë e komuniteteve të ngurta të izoluara dhe të paragjykuara për tu përshtatur me pjesën tjetër të botës.
Islami ka gjetur dhe po gjen mënyrën e vet për tu klimatizuar me të gjithë ne që nuk e njohim, që nuk e besojmë dhe që e paragjykojmë.
Në qindra vite shumë njerëz në Perëndim, janë përpjekur të kuptojnë nëse mund të bashkëjetohet me Islamin dhe me doktrinën e tij jomiqësore ndaj feve të tjera dhe sidomos ndaj grave.
Islami dukej si një fe e krijuar për të ndëshkuar gratë dhe qafirët, pra ata që nuk besojnë te Muhamedi apo nuk besojnë siç duhet tek ai.
Në kushtet e një Islami mesjetar dhe shumë të izoluar nga bota, deri para disa dekadash, gratë më shumë se qafirët, ishin viktimat e tij më të kollajshme shtëpiake.
Ndoshta kjo po ndryshon.
Gratë që pashë sot në shëshin Skënderbej nuk mu dukën të kontrolluara nga burrat apo baballarët e tyre përmes instrumentit të Islamit, por si qenije njerëzore që e kanë zgjedhur Islamin pavarësisht nga dëshira e burrave.
Gjithnjë kam pyetur veten pse nuk ka hoxhë apo imam femëror.
Në kushtet kur gratë luajnë futboll dhe bëjnë çdo lloj pune që para 30 vitesh e bënin vetëm burrat, kleri fetar ka mbetur i vetmi profesion i botës, i pafeminizuar.
Ndoshta hapja e shoqërive mund ta ndryshojë edhe Islamin duke e feminizuar dhe duke i dhënë kontroll të barabartë burrave dhe grave në administrimin e përditshëm të Zotit dhe punëve të tij.
Nëse kjo ndodh, me siguri edhe vetë Zoti do ndjehej më i përkëdhelur.
Sepse jo vetëm ne por edhe Zoti ka nevojë për The New Islam.
Për një Islam të Ri.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 14 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Etiketat e lidhura

Ben Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës
Para 6 minutash

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 21 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 29 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 31 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.