Benet Beci hidhet në aksion, takime në Shkodër. Gati për kandidim si kryebashkiak

Shkodra do të jetë qendra e këtyre zgjedhjeve vendore me 14 maj. PS synon të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës për herë të parë pas 32 viteve.

Kryeministri ka ndërmend që shumicën e buxhetit të shtetit për bashkitë do t’ja jap Shkodrës, nëse e fiton me Benet Becin.

Sot Beci është deputet i PS, por ai ka popullaritet në Shkodër, si majtas ashtu edhe djathtas. Ai do të jetë kandidati i mazhorancës në kryeqendren veriore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj duket se Shkodra mund të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një takim i rastësishëm, në një rrugicë të bukur, me njerëz të mirë e shpresë për Shkodrës”- shkruan në postimin e tij Benet Beci.

Ndërkohë ministrja e shtetit Elisa Spiropali, deputetët Agron Çela dhe Benet Beci kanë zhvilluar një takim me vajzat e gratë e angazhuara në qytetin e Shkodrës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?