Benet Beci në homazhet për aktorin e humorit: Zef Deda inspirim për brezat!

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci u është bashkuar sot homazheve në nder të aktorit të humorit, Zef Deda, i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

“Është humbje e madhe. Përcjellim me respekt një figurë të jashtëzakonshme. Jemi rritur me humorin e Zefit, në ditë të mira dhe të vështira. Do të mbahet mend për shumë role. Brezat kanë shumë për të kujtuar. Sot e përcjellim me dhimbje. Do të mbetet inspirim për brezat”, tha Beci në një prononcim për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?