Beqaj: Kemi nënshkruar kontrata për plotësimin me barna
Përfundimi i rikonstruksionit të spitalit “Shefqet Ndroqi” pritet të sjellë më shumë shërbime shëndetësore për qytetarët.Ministri i Sshëndetësisë Ilir Beqaj ka inspektuar fazën përmbyllëse të punimeve në këtë spital.Sipas kreut të Shëndetësisë synohet që përveç konsolidimit të shërbimit të mushkrive të krijohet një qendër e dytë kardiokirurgjie.
Beqaj: Praktikisht punimet do të fillojnë tashti dhe besoj se bashkë me ato cfarë është parashikuar buxhetin e vitit të ardhshëm është i mjaftueshëm financimi për ta përfunduar këtë spital që të kemi këtu konsolidim të misionit të tij historik që janë sëmundjet e mushkërive, por edhe konsolidim të shërbimeve të reja që funksionojnë për një farë kohe, sic është kirurgjia e përgjithshëm, sic është kardiologjia. Kemi filluar në muajin shtator edhe Hemodinamikën, me spitalin po diskutojmë sepse janë mundësitë që të krijojmë këtu një qendër të dytë kardiokirurgjie.
Ndërkohë shqetësimit në lidhje me mungesën e barnave në spitale ministri I shëndetësisë iu përgjigj.
Beqaj: Dokumentacioni për të lidhur kontratat është shpërndarë , kontratat janë lidhur dhe besoj se furnizimet vazhdojnë dora dorës sipas termave të kontratës dhe sipas flukseve të furnizimit.
Pas përfundimit të punimeve ky spital do të pres një numër të konsiderueshëm pacientësh krahas QSUT-së.
KOHA JONË SONDAZH

