Berisha akuzon Ministrin Ahmetaj për rezortin e Balilit

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan sërish për ministrin e Financave në qeverinë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj.

Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, ministri Ahmetaj po kalon fundjavën në resortin turistik të Klement Balilit në Sarandë. Madje ish- kryeministri shkruan se ai mund të jetë aksioner në këtë biznes.

“Arben Ahmetaj, alias ministri Zho Zho, kalon pushimet e fundjaves ne resortin e Klement Balilit! Perflitet si bashkaksioner!”, shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i mbërritur në adresë të tij

Swiss Digital Mobile Reklama

“Doktor sot isha ne Sarande

dhe kurioziteti me çoj te shihja San… Q…. biznesi vazhdon normalisht atje dhe pse pretendohet se eshte mbyllur Ben Ahmetaj me shoqe atje i kalojne fundjavat. Ketu te gjithe flasin se ai eshte aksioner me balilin?!”

Kështu mendon Berisha i cili ka postuar statusin në fjalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?