Berisha akuzon Ramën, replikon me ministren Harito “ti del më korbë se rrobat”

 

Ish-kryeministri Sali Berisha replikoi  me ministren e Inovacionit Milena Harito sot në Kuvend, teksa po akuzonte kryeministrin Edi Rama, si pasardhës të Spiro Kolekës.

“E kam akuzuar si një neo-bllokmenë, si pasardhës apo nip të Spiro Kolekës, xhelat i inteligjencës shqiptare, i biri i një njeriu që ka firmos varje publike…Rama sapo erdhi në pushtet javën e parë,  shpalli dy projekte parësore. piramida e diktatorit, vilën e Enver hoxhës, vilën e satanit të shqiptarëve, viti i parë i qeverisjes suaj ishte historik, se xhelati i shqiptarëve u rehabilitua, Rama për të përjetësuar diktatorin mori një objekt… po rikthen shtetin e diktaturës dhe etërve të tij…”,- tha Berisha

Swiss Digital Desktop Reklama

Por më pas nga vendi ndërhyri ministrja Milena Harito.

Swiss Digital Mobile Reklama

Harito: Pse se ka bërë xhaxhai yt ato?

Berisha: Tani mos na fut në ato se me u fut në atë ti del më e zezë se rroba, të them unë ty, se del më korbë se rrobat që ke vesh më le ti mua se unë e kam me Edi Ramën. 

Kryetari i Kuvendit: Ju lutem zonja ministre jo me replika nga vendi.

Edi Paloka: Po mbron Spiro Kolekën ajo.

Sali Berisha: Dili zot xhelatit Mehmet Shehut ti se atë detyrë ke. Më mirë mos më shty se mund të them shumë gjëra për ty, s’dua të them pike, kam një arsye që s’dua të flas por po vazhdove i di vetë ti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?