FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha akuzon Vuçiç: Shpalli ditë zie për terroristët, pranoi para botës se kush është

Sali Berisha ka hedhur akuzua të rënda ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë së tij, e cila vendosi të shpallë të mërkurën ditë zie kombëtare, për 4 terroristët e vrarë pranë manastirit së Banjskës.

Sipas Berishës, me këtë akt Vuçiç e pranoi haptazi se qëndron pas sulmit terrorist ndaj qeverisë së Kosovës. “Vuçiç shpall ditë zie për terroristët serb! Ai pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës.

Ky akt i ri luftënxites i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për gjenocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë”, shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?