Berisha: Ambasadori Gazheli misione të dyshimta në Turqi. Reagon Bushati

Në debatin në Kuvend për reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit, ish-kryeministri Berisha atakoi Ambasadorin  e Turqisë, Gent Gazheli.

Berisha: Trafikanti, ai financieri Gazheli, e çoi Ambasador atje se i duhet për punë të tjera. U bëj thirrje autoriteteve ta kontrollojnë në të gjitha aspektet se druaj shumë se ka shkuar për misione të dyshimta.Qenit plak nuk i hiqet vesi, dijeni nga unë”.

Në përgjigje të akuzave, Ministri Bushati i kërkoi Berishës të jetë i kujdesshëm me të tilla akuza, duke i kujtuar se Gazheli është dekretuar si Ambasador në Turqi nga Kreu i Shtetit, Bujar Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bushati: Hodhe akuza dhe bërë një epitet që nuk i shkon fare gjuhës së një ish-Kryeministri dhe ish-Presidenti për Ambasadorin e Shqipërisë në Turqi, Gent Gazheli.Nëse ke një çështje me të, nëse ke diçka për kredencialet e tij publike drejtoju Prokurorisë dhe besoj se ai do të jetë atje për të dhënë përgjigje.Dretoju gjykatave. Kjo qeveri ka një standart tjetër. Kur krahasoj Gent Gazhelin që ka bërë një punë shumë të lavdërueshme në drejtim të Agjencisë kundër Pastrimit të Parave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shko pyet parnerët tanë, kryesisht ata amerikanë. Ti zotëri emërove në Turqi një person me precedent penal për të cilin kishte një vendim të formës së prerë në 2008.Ne kemi çuar në Turqi një person që ka marrë një certifikatë për shkak të punës së tij serioze në atë Agjenci.Kur bën akuza këtu ji pak i kujdesshëm se një mandat Ambasadori është të paktën tre firma, Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm.Zotëria në fjalë është dekretuar nga Presidenti i Republikës për të shërbyer në atë vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?