Berisha: Bota po kërkon dorëheqjen e Ramës, jo “kokën” e Tahirit

Dorëzimi i mandatit të deputetit nga ana e Saimir Tahirit ka shkaktuar reagime të forta në radhët e opozitës. Pas Kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho i cili nga foltorja e Kuvendit deklaroi se me këtë dorëzim të Saimir Tahirit, Edi Rama po përpiqet të mbrojë veten dhe të mbyllë gojët e ndërkombëtarëve të cilët kërkonin “kokën” e Tahirit.

Menjëherë pas tij, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nga oborri i Kuvendit e cilësoi se me këtë dorëheqje asgjë nuk ndryshon, pasi “arkitekti i krimit”, Edi Rama vijon të jetë në Kuvend.

Berisha vijoi duke thënë se bota po kërkon dorëheqjen e Ramës dhe jo “kokën” e Tahirit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se është fitore për qytetarët dhe opozitën që mban flamurin e dekriminalizimit por se asgjë nuk ka për të ndryshuar pa largimin e kryeministrit Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edvin Kristaq Rama është arkitekti i zi i politikës së kanabizimit, kokaizimit dhe heroinizimit të Shqipërisë. As gjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit deri sa Edi Rama qëndron në parlament. Dorëzimi i mandatit të tij sot është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk e bëri dot parlamenti e bëri Saimir trafiku. Në vend se një parlament të ketë forcën për t’i hequr mandatin nuk ia hoqi dot. Një takim i fshehtë është paralajmëruar se është bërë në një spital privat të Tiranës. Se dike ti, këtë e ka marrë vesh gjithë Shqipëria. Kjo është në një farë mënyre një fitore e mbarë qytetarëve shqiptarë dhe opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të parlamentit dhe shoqërisë. Por asgjë nuk ndryshon n.q.s njeriu që po flet tani në parlament, që flet nga mëngjesi deri në darkë, që udhëton si faqe e zezë nëpër Europë dhe i bojkotojnë darkat dhe pritjet si të ishte përfaqësues i Kim Jong, njeriu të cilit i ka dalë boja si psikopat dhe toksik. Rama, në kategorinë e liderëve toksikë. Liderë që shpërndajnë helmim në ambientin ku jetojnë. Edvin Kristaq Rama përpiqet me çdo kusht të mbijetojë, ai nuk e kupton se bota nuk po kërkonte dorëheqjen e Saimir Tahiri po të tij”, deklaroi Berisha.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1000073543486886/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?