FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha denoncon: Prokurorët manipuluan dosjen e arrestimeve në Kukës

“Falsifikime monstruoze nga kryeprokurori Edvin Kristaq Rama!” Janë fjalë të ish-kryeministrit Sali Berisha që publikon dosjen e prokurorisë të dorëzuar në gjykatë për 23 të arrestuarit në Kukës pas protestës së Kalimashit. Sipas Berishës aty është falsifikuar ora e ndalimit të protestuesve.

“Lexoni aktin e firmosur nga prokuroria e partisë për protestuesit guximtare! Kryeprokurori Rama urdhëron prokurorinë kriminale te Partise te falsifikoje ne mënyrë monstruoze:

Orën e ekzekutimit nga narkopolicia te arrestimeve te protestuesve guximtare. Ata jane arrestuar nga ora 3 e mengjesit kurse narkoprokuroret e Rames shkruajne duke fallsifikuar te verteten se protestuesit jane ndaluar midis ores 10-12 te dates 1 Prill, duke konsumuar keshtu krimin e shemtuar te mashtrimit per shkak te detyres” – shkruan Berisha që gjen edhe shkelje të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?