FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Dje ishte nisja e revolucionit tonë demokratik paqësor

Kryetari i Partisë Demokratike doli sot në selinë blu ku zhvilloi një takim me Kryetarët e Degëve të Tiranës, LDG dhe FRPD. Berisha tha se hapja dje e revolucionit të opozitës, me një protestë aq madhështore ka pushtuar të gjithë mediat e botës.

“Kjo protestë jehoi në Shqipëri e botë më shumë se çdo protestë që kemi organizuar. Ishte nisja me dinjitoze dhe e merituar e revolucionit tonë demokratik paqësor. Nëse ne dolëm me 6 dhjetor në protestën më të pazakontë që Shqipëria kishte njohur, ne në 6 dhjetor na nxorri e vërteta në shesh. ne kishim vetëm një mesazh, që mikpritësi juaj është turpi i vendit dhe i botës dhe se ju jeni të mirëseardhur në këtë vend. Nuk mund të pranonim kurrë që një samit të përdorej për kreun e një organizate kriminale.

Por në një hark kohor të shkurtër u faktua para gjithë botës sa të drejtë kishim ne. Në dhjetor mediat e botës e dhanë lajmin e protestës sonë por mbizotëroi lajmi i atentatit që ata bënë. Megjithatë në dhjetor pati dhe nga ata që thanë se ishin tensione të brendshme politike. Koha provoi se ne dolëm për të vërtetën në rrugë, dolëm për të thënë të vërtetën liderëve evropianë, se çfarë përfaqësonte Edi Rama. Koha provoi së bëmë një nga veprimet më të goditura në ekzistencën tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhvillimet e mëpasshme faktuan se ky njeri dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushte nuk njohin asnjë kufi dhe asnjë normë e ligj. Nuk ndalen para asnjë veprimi për hir të pushtetit të tyre të krimit. Hapja dje e revolucionit tonë me një protest madhështore ka pushtuar mediat e botës. Protestën tonë e përcollën gjerësisht të gjitha agjencitë e mëdha të botës. ne treguam se ka një popull që nuk pajtohet me aktet kriminale të Edi Ramës. Ai rekruton kryezbuluesin e SHBA-ve për të luftuar opozitën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta ishte sipari i një revolucioni paqësor e demokratik. Ata të cilët para protestës u zhdukën si minjtë nga frika e tmerri, kur e panë se u larguam të qetë dhe panë njëri-tjetrin se nuk u ndodhi gjë dolën nga ishin futur dhe filluan të thonë ku është revolucioni. Ja ku është qeveria”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?