FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Dy mesazhet që dha Rama. S’ka opozitë që të ulet me të

Sot në Ditën e Europës, ish-kryeministri Sali Berisha tha për “Kjo Javë”, se ishin 2 mesazhet e dhëna nga Rama. Sipas tij, ai tregoi se do ta udhëheqë Shqipërinë përmes kanabizimit dhe dhunës. Nga ana tjetër, Berisha tha se në këto kushte nuk ka opozitë që pranon të ulet me të në një tryezë dialogu.

”Dy ishin mesazhet që dha në krah të ambasadoritSoreca. Iu deklaroi shqiptarëve se jam marrë vesh me ekspertët ndërkombëtarë të legalizoj kanabisin për cështje mjekësore. Unë përgëzoj reagimin e shpejtë të BE, se Rama donte të nxirrte si dëshmitar të rremë Sorecën. Sot festoi Ditën e Europës duke arrestuar dhjetëra njerëz të shoqërisë civile, që po protestonin për të drejtat e tyre kushtetuese. Sot pasi shpalli projektin për kanabizimin e Shqipërisë dhe dhunën ndaj shqiptarëve ftoi opozitën dhe Presidentin të bashkëpunojë për kanabizim dhe dhunë, por këtë nuk ka opozitë dhe institucion që ia pranon atij”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?