Berisha feston 79-vjetorin, mesazh të veçantë vetes: Nis një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetës time

Sali Berisha feston sot 79-vjetorin e tij të lindjes. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ai thotë se sot nis një tjetër vit në “vjeshtën e bukur të jetës së tij”, ndërsa i shpreh mirënjohje bashkëshortes së tij dhe fëmijëve për sakrificat që kanë bërë për të.

“Sot 79 vjeç! Miq, nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetës time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj.

Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim”, shprehet Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?