Berisha fton qytetarët në protestën e 8 shkurtit: T’i presim biletën e disfatës mazhorancës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë pjesë e protestës së 8 shkurtit.
“Jam sot para jush për të ftuar çdo të ri shqiptar të dalë nesër në shesh në përballje me këtë qeveri që nuk meriton asnjë ditë pushteti, që rrënon dhe shkatërron ëndrrën shqiptare, ëndrrën më të bukur të një të riu për të jetuar në vendin e tij, që i përzë nga Shqipëria në mënyrën më të pamëshirë. Ftoj çdo rrogëtar të ndershëm të bashkohet me ne sepse me emergjencë rrogat nuk do jenë kurrë këto që janë sot ”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

