Berisha futet në Parlament pas humbjes në zgjedhje, Spahiu: Do bëjë lojën e Ramës

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se Sali Berisha politikisht vepron me dy standarde pas humbjes që pësoi në zgjedhjet parlamentare më 11 Maj. Teksa ka qenë ai që dikur i kërkonte dorëheqjen Bashës për humbjen, vetë bën të kundërtën duke pretenduar farsë elektorale.

Për të nëse kreu i PD-së hyn në Parlament në shtator, do të thotë se bën lojën e Ramës, pasi e legjitimon atë si pushtet dhe fitues të zgjedhjeve, edhe pse prej dy muajsh thotë se nuk e njeh rezultatin e 11 majit.

”Nëse Berisha do pranojë mandatin e deputetit, nëse do të hyjë në Parlament, nëse do pranojë të jetë krah Ramës në Kuvend dhe do e njohë Kuvendin në shtator, kjo do të thotë se ai do jetë në krah të Ramës, do e legjitimojë këtë pushtet. Pra, do bëjë hapur lojën e Ramës”,-tha në ”Report TV”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?