Berisha: Informacionet konfidenciale të vendit anëtar të NATO-s, do shkojnë në dorën e “Putinit të vogël”
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni ka vizituar në mënyrë sekrete Beogradin në nisje të punës së saj.
Teksa situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar dhe NATO ka vendosur të shtojë trupat në Kosovë, Berisha deklaron se kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë këtij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit.
Sipas tij, kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informacione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd.
Vlora Hyseni ka qenë drejtoresha e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe ishte shkarkuar nga ky post më 30 qershor, 2021.
KOHA JONË SONDAZH

