FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha jep garancinë: Nuk do ketë më zgjedhje pa votën e emigrantëve

Në takimin me demokratët në Kamëz, teksa i deklaroi mbështetjen për nismën e re politike, Ludovik Tetaj i vendosur në SHBA prej ’90-ës, i kërkoi angazhim për të mundësuar votën e diasporës dhe emigrantëve.

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD-së garantoi se nuk do të ketë më zgjedhje pa votën e diasporës.

”Tani i nderuar të garantoj se zgjedhje të tjera pa votën e emigracionit dhe diasporës në Shqipëri nuk do të ketë. Edi Rama po të dojë të marrë pjesë, po të dojë të mos marrë pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet do të bëhen me ju, kontributi në këtë vend është i jashtëzakonshëm. Është e turpshme që emigrantët të mos votojnë. Shqipëria është i vetmi vend në të cilin emigracioni dhe diaspora nuk lejohen të votojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?