FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Konsensusi për ndryshimet kushtetuese e vetmja dekoratë e KiE. Shkelët marrëveshjen me 7 ligjet

Ish- kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën si autorin kryesor të bllokimit të procesit të integrimit të vendit në BE. Duke folur në seancën plenare, Berishan tha:

Berisha: Vendos për tu thënë shqiptarëve jo si u thot Nastradini i tyre, mashtron në mënyrën më të shpërfytyruar dhe përpiqet të përdorë kamerat dhe mikrofonat për të mashtruar në mënyrë të ulët qytetarët, për një nga çështjet më madhore, proçesin më kardinal, integrimit në BE. Rama ka mungesën e plotë të përgjegjësisë, për të mos thënë dhe më shumë, të përpiqet të mbulojë dështimin e tij më të plotë me sharje dhe fyerje të opozitës. Rama është autor kryesor i këtij bllokimi. Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve u shprehën se  mirëpritën hapin e madh që bëri Shqipëria duke miratuar në mënyrë unanime. E vetmja dekoratë që merr Shqipëria është votimi unanim i amendamenteve kushtetuese.

Ai tha se ishte Rama që shkeli marrëveshjen për votimin e 7 ligjeve, mes tyre dhe vettingun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha: “Mes tre lidervë kryesorë, dy të mazhorancës së qelbësirave dhe kryetarit të opozitës u ra dakord që 7 ligjet e tjera të votohen me konsensus. I pabesë dhe i udhëhequr nga urrejtja ndaj opozotës bëri çdo gjë për përjashtimin e  opozitës. Votuat ligjin e vettingun me të cilin donit të kapnin drejtësinë. Me Alket Hysenin dhe Seferin e Shullazit donit të bënit vettingun e atyre që patën kurajon ta arrestojnë. Nëse do zbatohej marrëveshja vetting do kishte filluar dhe do ishte në vazhdim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?