Berisha: Ky është Marko Rossini me oficerin e shërbimit inteligjent shqiptar Agron Neza
Politikë E Shtunë, 28 Janar 2023 10:58
Nga Sali Berisha-
Ky është Marko Rossini me oficerin e shërbimit inteligjent shqiptar Agron Neza.
Rossini i cili ishte vartës në detyrë, por dhe ortak në biznes i Charls McGonigal të cilit Rama në përpjekjen e tij për të shkatërruar opozitën i dërgoi në Madrit gazetarin e tij për t’i marrë intervistë në të cilën ai e quan Berishën kukull të Putinit.
Agron Neza është personi që në vitin 2017 i dha McGonigal 225 mijë dollarë. Ai ka shoqëruar Edi Ramën në të gjithë udhëtimet e tij në Shqipëri dhe në të gjitha takimet e tij të fshehta me kreun e kundërzbulimit të FBI. Kurse Rossini është arrestuar nga FBI për korrupsion nga Guvernatori i Porta Rikës.

KOHA JONË SONDAZH