Berisha lexon vendimin e gjykatës në SHBA: Kryeministri ka kryer krim!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në parlament tha se Rama ka kryer krim dhe për këtë është në hetim. Ish-kryeministri lexoi edhe një vendim gjykatë të SHBA, që sipas tij thotë se përveç Ramës, në hetim janë edhe ministrat e tij.
Sipas urdhrit të gjykatës, duhet të hetohet çdo telefonatë, sms, apo mënyrë tjetër komunikimi.
“Iku si hije sepse ka kryer krime shumë të rënda. Unë informoj shqiptaret se ka dy dokumente zyrtare të autoriteteve të drejtësisë së SHBA. Njëri si publikim daton në shtatorin e vitit që kaloi. Ai është një vendim gjykate për të hetuar çdo gjë rreth Edi Ramës, për të hetuar cdo telefonatë, sms, email dhe cdo komunikim që ai ka patur me cilindo në botë. Por ky urdhër ju përfshin edhe ju.
“Të hetohen të gjithë ministrat e qeverisë dhe çdo njeri tjetër”. Pra jeni që të gjithë te hetuar. “Qeveria e Shqipërisë dhe çdo person i lidhur me qeverinë përfshirë, por jo kufizuar kryeministrin e Shqipërisë. Pra secili prej jush jeni në hetim”.
Ndaj dhe më mirë mendoni, se absolutisht nuk do shpëtoni, E pamundur që ju të mos keni kryer krime të përbashkëta me Ramën.
Edi Rama ka kryer së pari pabesinë dhe krimin e shëmtuar të rekrutimi me korrupsion të ish agjentit”, tha ndër të tjera Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

