FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Vrisni vrikën që Rama ka mbjellë te qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka dhënë porosi anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD në mbledhjen e kësaj të shtune, teksa demokratët përgatiten për të zhvilluar primaret në parti për të dalë me kandidatë për zgjedhjet lokale që do zhvillohen vitin tjetër.

Mbledhje jashtëzakonisht e rëndësishme se ne miratojmë rregullat në përputhje me statutin e PD për primaret, disa prej tyre të njëjta për zgjedhjet e deputetëve. Sot, shënojmë një hap të madh si forcë politike e rithemeluar.

Mos harroni se detyra më kyresore e jona është të fitojmë mendjen e zemrat e qytetarëve shqiptarë. Ashshtu siç ishim nuk i fitonim, përkundrazi.
Pra kërkohet një ndryshim i madh, proces në të cilin ne jemi sot, në mënyrë që të paraqitemi, të tregojmë vitalitetin tonë për t’u parqitur si një forcë vërtet e ndryshuar. Si një forcë politike e cila qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si një forcë politike e cila del me shpejtësi e përfundimisht nga apatia 8-vjeçare e saj.
Rëndom diskutojmë me njëri tjetrin se ka frikë! Është e vërtetë që ka frikë. E vërtetë se Rama arriti të ngulitë frikën te punonjësit, qytetarët, por mos harrroni kur një regjim arreston 38 mijë qytetarë në një vit, sigurisht që mbjell frikë dhe terror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por e gjithë kjo erdhi se ne nuk ishim në lartësinë ku duhet të ishim, nuk ishim dhëmb për dhëmb me të, nuk panë te ne forcën politike që u del zot atyre.

Mos rrimë të flasim për frikën, por të vrasim frikën. E ajo vritet me fjalën tonë, me takimin tonë në çdo skaj të Shqipërisë, me qytetarët, me grupe interesi e kudo“, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?