Berisha: Më 12 nëntor, protesta më e fuqishme që ka njohur vendi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 12 nëntorit do jetë më e fuqishmja që ka njohur vendin, duke akuzuar Ramën për vjedhje e korrupsion masiv.

“Në të vërtetë ky është një regjim monist i njëjte me atë të Vietnamit, ku ka një performancë ligjore më të mirë se narkoshteti i Ramës. Sot në Shqipëri problematikat shtohen gjithnjë, varfëria. Shpopullimit të shqiptarëve i shtohet cinizmi i këtyre qeveritarëve, me në krye Ramën i cili rezulton në momentin që jemi kthyer në popullin e gomoneve, kryeministri më i kushtueshëm në Evropë, mbi 22 milionë euro për fluturime me charter. Si pendesë për këtë akt të papërgjegjshëm ka mashtrimin.

Kur s’ke turp thua gjithçka dhe bën gjithçka, kjo ndodh sot me Ramën. Ka shndërruar sistemin e votimit, në një sitëm fiktiv si në diktaturë. Ky është shkaku pse shqiptarët mbushin gomonet para sirianëve e afganëve në aventurën e tmerrshme në kanalin e La Manshit. Shqiptarët janë të fundit për pagesat, pensione e ndihmë ekonomike. Fondet buxhetore janë mallkim për shqiptarët dhe bekim për një klasë hajdutësh. Nuk e kanë për asgjë për të çrrënjosur portin e Durrës duke grabitur miliona metër katrorë tokë të qytetarëve e të Durrësit. S’e kanë për gjë të vrasin me policët qytetarët dhe ta shpallin se ishte vdekje natyrale. S’e kanë për asgjë të mashtrojnë nga mëngjesi në darkë e të përdorin fjalor ordiner, rruge, për t’u maskuar vjedhjen korrupsionin e lidhjen e tyre me krimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Data 12 nëntor ora 16, është ora dhe data e shqiptarëve ndaj iu ftoj të bashkohemi në protestën më të fuqishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?