Berisha: Me Enverin drejt Europës!

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Edi Ramën se po rikthen simbolikën e diktatorit, Enver Hoxha. Duke ju referuar një sërë aktivitetesh të zhvilluara nga qeveria, Berisha thotë se Rama ka zgjedhur që ceremonitë ti zhvillojë në ambientet e ish-dikatorit qëllimisht.

Postimi i Sali Berishës në Facebook:

Me Enverin drejt Europes!

Swiss Digital Desktop Reklama

Neobllokmeni Edvin Kristaq Rama shpall javen e Europes ne shtepine e Hitlerit shqiptar te Pasluftes!

Swiss Digital Mobile Reklama

Te dashur miq, Edi Rama, ne vitin e Skenderbeut nuk zgjodhi Krujen, keshtjellen e saj per te shpallur javen e Europes ne Shqiperi, por ne nje akt malinjiteti dhe perversiteti politik dhe moral zgjodhi me rekomandim te zonjes se zeze Nexhmije Hoxha vilen e ish diktatorit mizor Enver Hoxha per te kremtuar ditet e Europes dhe per ti derguar si paranojak mesazhet e tij Bashkimit Europian.

Keshtu ai organizoj dje nje ceremoni, ne te cilen kishte ekspozuar duke perdhosur edhe librat e shenjte ne shtepine e antikrishtit shqiptar, Enver Hoxhes, te cilin 37 lidere europiane te EDU e cilesuan ne vitin 1991 ne deklaraten e Parisit si Hitleri shqiptar i Pasluftes.

Perzgjedhja e viles se kryekasapit te shqiptareve per te shenuar ditet e Europes kishte si qellim rehabilitimin e atit te tij shpirteror dhe me kete rast dhe xhelateve Kristaq Rama, Spiro Koleka, babait biologjik dhe dajos se tij.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te ulet provokues ndaj shqiptareve dhe mbare njerezve te lire ne Europe dhe ne bote, ftoj shqiptaret te flakim sa me pare kalbesiren e Edvin Kristaq Rames dhe klikes se narkoshtetit te tij! sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?