Berisha: Media gjermane shpall Ramën ‘humbësin’ e javës”

Sali Berisha shkruan në Facebook se gazeta gjermane Bild është tallur me Edi Ramën, duke e quajtur atë ‘njeriu vezë’.

Sipas Berishës, Bild e përfshiu Ramën në rubrikën e saj “Fitues dhe Humbës”, ku fituesi ishte një prodhues syzesh, ndërsa tek humbësit e javës ishte Edi Rama.

POSTIMI i BERISHËS: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Mielli dhe vezet mbi Edvinin lajm boteror! Gazeta gjermane Bild tallet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ajo shpall Ramen “njeriu veze”!

Swiss Digital Mobile Reklama

Te dashur miq, goditja me veze dhe pudrosja me miell e Edvin Kristaq Rames dje ne parlament eshte bere lajm boteror.

Keshtu, në rubrikën e saj të famshme “Fitues dhe Humbës”, gazeta me e shitur gjermane Bild rendit tek fituesit një prodhues syzesh, Marc Fielmann, ndërsa tek humbësit e javës Edi Ramën.

Me ironi gazeta gjermane e quan Edi Ramën njeriu vezë, për shkak të gjuajtjes me vezë dje në parlament nga opozita. sb

Më poshtë përkthimi:

Humbës

Deputetët shqiptarë i kanë gjuajtur me vezë dhe me miell kryeministrit Rama. Shkak ka qenë një diskutim i nxehtë për arrestimin e 12 shtetasve. Këta shtetas protestuan në veri të vendit për tarifën rrugore dhe dogjën stacionin e pagesave.

Bild thotë: Ja ku erdhi edhe njeriu vezë.
Kjo esht nje fitore nderkombetare e revoltes popullore per permbysjen e narkoshtetit dhe klikes se tij me Edi Ramen ne krye.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?