Berisha: Media të blera që nuk shikojnë blerjen e votave

Shefi demokrat, Sali Berisha i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV është shprehur se Basha në 2021 pasi e ka cilësuar procesin zgjedhor një maskaradë ka shkuar në parlament dhe e ka votëbesuar Ramën.

Po ashtu Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj medieve të blera nga qeveria që kanë mbyllur gojën përballë maskaradës zgjedhore që ndodhi me 14 maj.

Berisha tha:” Kur një gazetar pyet se si u ble vota dhe nuk ka sy të shohë 680 mijë zarfa atij i janë verbuar sytë e mendjes, kur një gazetar thotë se nuk fakte ku u ble vota dhe nuk ka sy të shohë se si partia e Doshit rrit me 310% pa asnjë takim, ai i ka sytë e verbuar nga paratë e Ramës dhe Doshit, kur një gazetar pyet dhe thotë se nuk dolën në votim ndërkohë se zyrtarisht provohet se 180 mijë shkuan dhe nuk e gjetën emrin në qendrën e  votimit dhe ikën pa votuar që do të thotë përjashtim nga votimi ky quhet në terminilogjinë e doktrinës zgjedhore përjashtim nga votimi, ai duket se është i paguar nga Rama”- tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?