Berisha në Kuvend: Inceneratorët dhe Sharrën i përdorët si miniera floriri

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek afera e inceneratorëve.

Berisha deklaroi se është krijuar skema për të grabitur qytetarët. Gjithashtu Berisha u ndal edhe te deklarata e kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e djeshme i cili ndërsa lexoi vendimin në Komisionin Hetimor, u shpreh se Berisha ka qenë i saktë.

Në renditjen që BE, për pastrimin e plehrave dikur ka qenë landfill sot incenerator, por metoda më e rekomanduar është riciklimi. As BE, as unë nuk kam ndërmend që plehrat të bëhen miniera floriri për mafien e të shndërrohen në burime fatkeqësie. Po përdorni këtu shifrën 420 mln, dua të sqaroj shqiptarët se afera ka mundësi që vetëm Tirana të jetë 420 mln dhe në tërësi mund të shkojë edhe më shumë. Keni dhënë koncesion për 30 vite dhe të paguani nga taksat qytetarëve 29 euro për ton për 30 vite. U ndërtuan disa landfille gjatë 2005-2013, por çmimi ka qenë 10 euro për ton. Ju i jepni me 29 euro për ton. Ju i detyroni ta depozitojnë dheun në Sharrë. Pra problemi është se inenceratorët dhe Sharrën i përdorët si miniera floriri. Sharra ishte si ndërmarrje publike… Kujt ia jep Bashkia e Tiranës koncesionin e Sharrës, Zotos, ai i cili është një hajdut. Përse i ngatërroni gjërat? Për djegësin e Tiranës nga buxheti i shtetit po jepen 29 euro për ton nga taksat e shqiptarëve. Duke mbledhur qindra tonelata ai po mbledh paratë për këto ndjekësit. Komisioni nuk i shkoi në rrënjë problemi, nuk u thirr Artur Metani. Aty duhet të ishte Metani dhe don Agaçio, i cili në Komision shprehej nuk mbaj mend”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?