Berisha nga “Foltorja” në Dibër: “Çmimet e ushqimeve bazë janë më të larta se në Greqi, Itali dhe Gjermani”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarë dhe simpatizantë në Dibër, në kuadër të “Foltores”, teksa deklaroi se, Shqipëria ndodhet në një situatë të rënduar ekonomike, me paga të ulëta dhe çmime të larta.

“Shqiptarët janë njerëzit më keq të paguar në rajon”, u shpreh Berisha, duke shtuar se çmimet e produkteve bazë në vend janë më të larta se në disa shtete të Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, në vitin 2013 Shqipëria ishte ndër vendet më mirë të paguara në rajon, ndërsa sot situata është përkeqësuar ndjeshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne u bëmë njerëzit më mirë të paguar në rajon, jo më të pasurit, por më të paguarit. Sot rrogat dhe pensionet janë më të ulëtat në rajon”, deklaroi ai.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për keqmenaxhim ekonomik dhe rritje të kostos së jetesës, duke përmendur çmimin e naftës dhe mbështetjen për bujqësinë.

“Çmimet e ushqimeve bazë janë më të larta se në Greqi, Itali dhe Gjermani, ndërsa nafta është ndër më të shtrenjtat në Evropë”, tha ai.

Sipas Berishës, politikat aktuale ekonomike po rëndojnë jetesën e qytetarëve dhe nuk ofrojnë mbështetje të mjaftueshme për fermerët dhe familjet shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?