Berisha: Olsi Rama emëron drejtor të Lojërave të Fatit, Çakullin e bixhozit
Degradim total!” e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha emërimin e fundit në krye të Lojërave të Fatit, të djalit të Filip Çakullit, të cilin e akuzon si lojtar të njohur bixhozi në Tiranë.
Por tani e tutje me këtë emërim Berisha thotë se ai do të “kujdeset” për bixhozin, duke akuzuar vëllain e kryeministrit aktual, Olsi Rama, për lëvizjet e fundit në interesat e tij.
Statusi i Berishës:
“Olsi Rama emëron drejtor të Lojërave të Fatit Çakullin e bixhozit.
Qeveria e “aleancës së qelbësirave”, e kryesuar nga Edi Rama, u inaugurua me betejën për të futur në dorë të familjarëve të tij Lojërat e Fatit.
– Në funksion të këtij qëllimi, u mbyllën dhe konfiskuan në kundërshtim me çdo ligj, me qindra kompjuterë dhe salla lojërash fati, që nuk pranuan të ortakërohen me Olsi Ramen dhe grupin e tij.
– Në funksion të këtij qëllimi, u bllokua në Parlament prej 9 muajve ligji i ri lojërave të fatit, nga Olsi dhe i vllau i tij, Edi.”
-Në funksion të këtij qëllimi, u emërua në krye të tyre Briselda e lojrave të fatit.
– Po në funksion të këtij qëllimi, u emërua sot në krye të bixhozit të Shqipërisë nga Olsi Rama, Çakulli i Filipit, skllavit të vet të mjerë.”
Ky është degradimi total i Edi Ramës dhe bandës së tij qeverisëse!"
KOHA JONË SONDAZH

