Berisha për Majkon: Po kërkon strehim politik tek Spiropali
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali që t’i kërkohet SHIK informacion me shkrim në lidhje me akuzat e hedhura dje në drejtim të tij nga kreu i PD Sali Berisha. Majko takoi Spiropalin, pasi Berisha deklaroi se ”Majko ka dalë në përgjime duke bërë pazare në tavolina”. Berisha ka reaguar, ku thotë se Majko po kërkon strehim politik tek Spiropali.
Postimi i plotë
Majko kërkoi strehim politik tek Pëllumbesha Spirogjoka. Bravo Pandi!
Të dashur miq, denoncimi im dje, për të katërtën herë i dosjese së krimit elektoral në Kukës, zgjoi më në fund Z. Majko.
Theksoj dhe një herë se kjo dosje është e bazuar në regjistrimin ambiental, që implikon direkt Pandeli Majkon, Alban Çelën, Drejtorinë e OSSHE-së të Qarkut Kukës etj në të cilën vertetohet tenderi me shtylla centrifugale prej rreth 800 mijë euro dhe shpërndarja e tyre për fushatë elektorale në Qarkun Kukës dhe Qarkun Durrës.
Sugjerim! Z. Majko mos pyet Pellumbeshën për virgjërinë tënde se ajo është shumë zenë në betejë me Lubi Ballukun e Nesti Ramën, që i hëngrën kokën Lal Vjedhësit, por shko merr dosjen në arkivën e “SKAPIT të Partisë”.