Berisha publikon pamjet kur policia turpërohet në Divjakë në një takim të Ramës (VIDEO)
Një automjet i policisë është filmuar nga disa nxënës shkolle, teksa është duke u shtyrë nga disa persona të tjerë, pasi makina nuk ndez. Rasti është denoncuar me video tek ish-kryeministri Sali Berisha i cili e ka publikuar në Facebook. Në denoncim thuhet se në Divjakë ishte planifikuar një takim ku i pranishëm do të ishte edhe kryeministri Edi Rama. Por policia e Shtetit duket se nuk e ka nderuar me këtë pamje, të cilën e kanë filmuar nxënësit.
“Narkopolicia e Narkoshtetit! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e nxënësit dixhital”, shkruan Berisha. Ndërkohë nga denoncimi del një tjetër skandal. Ai i detyrimit të nxënësve për të qenë të pranishëm në takime politike të kryeministrit Rama.
Denoncimi
“Doktor. Ja modeli i policisë sot ne Divjake. Ishte planifikuar një takim ku do ishte i pranishëm z.Rama. Filmuar nga nxënësit e shkollave te cilat u njoftuan te ishin te pranishëm. Kjo është policia e Rilindjes”
KOHA JONË SONDAZH

