Berisha publikon videon nga vizita e presidentit George Bush në Shqipëri: Historike!

Sali Berisha ka përkujtuar vizitën e Presidentit amerikan George Bush në Shqipëri, më 10 qershor të 2007. Berisha ka publikuar një video në Facebook për të kujtuar këtë vizitë, të cilën e quan historike.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook: 

Sot 15-vjetori i vizitës historike të Presidentit George W. Bush në Shqipëri!

Miq, kjo vizitë shënon momentin më kulmor në historinë 100-vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Në këtë vizitë miku i madh i kombit shqiptar George W. Bush deklaroi: “The time is now” tani është koha për Pavaresinë e Kosovës dhe Shqipëria në NATO.

Të dyja këto arritje me mbështetjen e tij dhe kombit te tij të madhe u bënë realitet.

Ndaj le ti shprehim sot të dashur miq mirënjohjen tonë më të thelle dhe ti urojmë jetë të gjatë mikut të madh te shqiptarëve Presidentit George W. Bush. sb

SHKARKO APP