Berisha: Qytetarët nuk ia falin Ramës! Shqipëria do të zbarkojë në Tiranë për skandalin “McGonigal”

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi sot se Partia Demokratike do të thërrasë qytetarët në protestë lidhur me skandalin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles MCgonigal.

“Sot e kërkoj me insistimin më të madh. Do njoftohet data e protestës e do organizohet protesta më e fuqishme.

Sot nuk kam datë por Shiperia, Tirana do derdhet e tëra në protestë e Shqipëria do zbarkojë e tëra në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

S’ka shqiptar që mund të pranojë një kryeministër si ky që i korrupton vendit partner një nga 2-3 njerëzit kryesorë të sigurisë së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministër që paguan e përdor si lidhje për të dhënë goditje të rëndë opozitës.

Shqiptarët jam i bindur që nuk do ia falin kurrë Ramës”, tha Berisha ditën e sotme në një dalje për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?