Berisha: Rama komplot kundër pluralizmit, kërkon të vrasë opozitën

Kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD hodhi akuza drejt kryeministrit Rama, duke thënë se pagoi një vrasës për të shkatërruar opozitën.

Berisha thotë se Rama nuk largohet me votë të lirë, por vetëm me revolucion.

E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar rreth situatës aktuale, politike dhe elektorale në vend. McGonigal që vazhdon të jetë kryefjalë e mediave botërore është në burg, kurse porositësi i vrasjes me pagesë të opozitës shqiptare është në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cilido që mendon se ky porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit asgjësimit të pluralizmit largohet me votën e lirë gabon, është iluziv, gënjen veten. Ky porositës i vrasjes së opozitës largohet vetëm me revolucion, sepse Shqipëria një vend anëtar i NATO-s ka degraduar në shkallën më ekstreme. Në Evropë është narko shteti i parë dhe i vetëm. Narko-shtet do të thotë vendos mafia e drogës“, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?