Berisha: Rama të mos qajë te Eni Vasili, të vijë për Vetting për veten e tij
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një sfidë të hapur në transmetim direkt gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan. Ndërkohë që paralel me të kryeministri po flet te Eni Vasili në Top Channel, Berisha ka shigjetuar Ramën.
Teksa diskutohej për vetingun në politikë, një ide e hedhur nga opozita e cila ka propozuar edhe një amendament Kushtetues, Berisha tha se ishte i gatshëm që të hetohej pasuria e tij dhe e familjarëve të tij, por Rama e bllokon atë.
“Veting për mua? Një mijë Vetingje le të bëjnë për mua. Po të jetë burrë, Rama të mos nxjerrë shaminë e lotëve atje te Eni Vasili dhe të vijë të bëjë Vetingun. Po të jetë burrë të vijë të bëjmë vetingun e njëri tjetrit. Burrërojeni pak! Veting nga hetues të huaj? Absolutisht që nesër. Pa asnjë lloj hezitimi” – tha Berisha.
Nga ana e tij kryeministri theksoi se është i gatshëm, por duhet që ta çojmë njëherë në Komisionin e Venecias. Nëse ata e miratojnë Vettingun që do Basha për show, edhe ne si PS do ta votojmë, tha Rama. Kryeministri shtoi se kjo mbetet një lojë e Bashës për të fituar vota, ndërkohë që Vettingun e bën SPAK dhe BKH që po ngrihen së shpejti.
KOHA JONË SONDAZH

