Berisha: Ramës do i kthehet personale nëse i ndodh gjë Metës
Kreu i PD, Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme për kërcënimin që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ka marrë në qelinë ku ndodhet.
““Së fundmi, dënoj me forcën më të madhe kërcënimin që i kanë bërë në burg ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Ky është një akt banditesk, hakmarrës, primitiv direkt i Edi Ramës.
Dhe e paralajmëroj Edi Ramën, se çdogjë që mund të ndodhë, në mënyrë absolute do i kthehet në personale.
Urdhëroni, sot kanë shkuar t’i zënë kafshatën e mëngjesit në fyt atij dhe dihet se kush i kontrollon burgjet. I kontrollon Rama me Ulsi Manjën”, tha Berisha gjatë konferencës për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

