Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Sanksionet e Ramës
  • Peticioni për Ramën
  • Ish-presidenti Topi
  • Kisha Ortodokse
  • Paga e mësuesve
  • Ertjan Kofsha
  • Krimi në Kamëz
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha: Shqipëria me Ramën është një narkoshtet, s’ka zgjedhje të lira

Intervista E hënë, 27 Shtator 2021 11:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Letizia Tortello

Nga kati i 14 i Aba Center, ku ka zyrën ish presidenti (92-97) dhe ish kryeministri i qendrës së djathtë (2005-2013) Sali Berisha, mund të kundrohet i gjithë kryeqyteti, bile edhe kodrat përreth. E gjejmë të ulur në një poltron të verdhë, pranë një biblioteke ku një sektor i veçantë është i mbushur me biografitë e ish-presidentëve amerikanë Nikson, Regan, George Ë. Bush, Klinton e Obama, si dhe biografinë e Zhak Shirak. Me një italishte elegante (‘s’kam marrë kurrë asnjë ditë mësim, e kam mësuar nga latinishtja dhe nga Canzonissima e Rai-t’ na thotë), vite drite larg manierizmave që përcillnin tv-të tona para 20 vitesh, lideri historik i Partisë Demokratike po e ndjek krizën institucionale të vendit të tij dhe nuk i kursen asfare akuzat e rënda ndaj kryeministrit socialist Edi Rama, fajtor sipas tij, se e ka shndërruar Shqipërinë në një narko-shtet.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Shqipëria është e paralizuar, ka një përplasje për pushtet të paparë më herët. Si u mbërrit deri këtu?

Është kriza më e rëndë e 30 viteve të fundit. Gjithçka për faj të Edi Ramës, politikani më i lidhur me krimin në historinë e Shqipërisë. S’e pranon demokracinë në partinë e tij dhe përdor gjithçka dhe gjithkënd për manipulimin e zgjedhjeve.

Zoti Berisha, janë insinuata të rënda këto që thoni, të natyrës penale…

Përmbajtja e akuzave që po them është e njohur për të gjithë shqiptarët. Opozita e PD, Lulzim Basha i nisi protestat para dy vitesh, që përpara zgjedhjeve (në të cilat Rama u rikonfirmua kryeministër – shënim i gazetës), por bashkësia ndërkombëtare nuk e kuptoi rëndësinë e këtyre protestave. Rama e përdori të gjithë shtetin gjatë fushatës zgjedhore, por pavarësisht kësaj, Basha e njohu humbjen dhe ishte i pranishëm në parlament, deri para pak muajsh, kur në shkurt të 2019-s, kur u bë dorëheqja në masë nga mandatet. Dhe tani kemi publikimin e përgjimeve nga Bild, që konfirmojnë gjithçka që po them.

E përditshmja Bild ka publikuar përgjime në të cilat bosë të narkotrafikut shfaqen në kontakte me ministra, kryebashkiakë dhe me nomenklaturën e PS, duke garantuar vota. Por, më falni, a mund të gjykohet dikush apriori, kur ende s’është hetuar? Jeni dakord apo jo?

Kryeministri ka bllokuar gjithçka, sepse ka nën kontroll të gjithë drejtësinë. Në 2 vjet nuk është kryer asnjë hetim kundër kriminelëve, përkundrazi. S’mund të ketë kurrfarë zgjedhjesh të lira me Edi Ramën në pushtet. Për këtë shkak PD-ja i nisi protestat dhe nuk do të marrë pjesë në votime. E mendoj njësoj me kryetarin e shtetit, Ilir meta, po kthehet klima e diktaturës, këto janë ‘zgjedhje moniste’, në 57 % të bashkive ka vetëm një kandidat.

A shihni një zgjidhje?

Në 2006-n, kur unë isha kryeministër, Rama ishte kandidat për bashkinë e Tiranës dhe nuk pranonte datën e zgjedhjeve. Atëherë, kryetari i atëhershëm i shtetit Alfred Moisiu, i shtyu zgjedhjet me 5 muaj. S’e mendova për asnjë moment se mund të shkoja vetëm në zgjedhje, kushtetuta jonë imponon pluralizmin. S’mendoj se me Ramën në pushtet është e mundur një marrëveshje. Ai ka ngritur në këmbë një narko-shtet. Duhet fillimisht të dorëhiqet e më pas të lërë popullin që të votojë për parlamentin.

Masat e ardhshme të opozitës?

Do të reagojmë me të gjitha format që parashikon mosbindja civile. Kryetari i opozitës do të vendosë së shpejti për këtë.

A mendohet se mund të shpërthejë dhunë?

S’di ta them. Ne do vijojmë betejën tonë.

USA, BE, OSBE po i pranojnë votimet e sotme. Duket sheshit se s’I keni bindur dot…

Tek bashkësia ndërkombëtare gjej sjellje të njëanshme të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të Shqipërisë. Kush mendon se problem është opozita, bën një gabim të madh që mund të ketë pasoja. Spo them se opozita është e përkryer, por problem i Shqipërisë është narkotrafiku. Ne thjesht po mbrojmë të drejtat.

Salvini është ofruar si ndërmjetës. Çfarë do t’i kërkoni?

Ndihma që mund të na japë Salvini është ç’montimi i mafias dhe nxjerrja e të vërtetës në shesh.

Si ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë që nga ’97-a, kur në Itali mbërrinin anijet me refugjatë deri sot?

Asnjëherë vendi ynë s’ishte etiketuar si Kolumbia e Evropës, Kanabistan apo dele e zezë. Gjatë qeverisjes së mëpërparshme mundëm të trefishonim investimet e huaja me kontrata deri 4 miliardë dollarë, që nga TAP e deri tek Diga e Devollit. Sot investitorë të huaj spo vijnë më.

Kush janë miqtë tuaj sot në Itali?

Silvio (Berluskoni, fytyra i shndrit nga një buzëqeshje e madhe – shënim i gazetës), Casini. Butiglione është një mik i shtrenjtë i imi. Por vlerësoj shumë interesin e Salvinit për vendin tonë.

A është gati Shqipëria të hyjë në BE?

Jo, s’jemi ende gati. Francezët, gjermanët, holandezët e danezët po e kundërshtojnë hapjen e negociatave dhe ajo çka thonë për vendin tonë në fakt, përmes vëzhguesve të tyre, nuk është e gënjeshtërt. Shqipëria po gremiset në një ‘kakistokraci’, çdo vit e më keq. Jam shumë i shqetësuar nga kjo krizë e tmerrshme që po kalojmë.

Marrë nga La Stampa-Përgatiti SYRI.net

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 16 minutash

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 37 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 40 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 4 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 18 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 37 minutash

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 7 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 3 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

6 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 9 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

7 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 4 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 40 minutash

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.