Berisha: Shqipëria përmbytet, Rama cinik e i papërgjegjshëm krihet në Nju Jork
Vizita jozyrtare që po zhvillon kryeministri Edi Rama në Nju Jork që prej së enjtes në një kohë që Shqipëria po kalon orë të vështira nga reshjet e dendura të shiut që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dherave në disa zona, ka shkaktuar reagimin e ashpër të ish-kryeminstrit Sali Berisha.
Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat shkruan se edhe pse këto ishin përmbytje të paralajmëruara nga stacionet meterologjike të vendit dhe të huaja, në një akt moskokçarës, cinik, papërgjegjshmërie absolute, Rama ia mbathi të krihet në Neë York në ekspozitën e zhgarravinave të tij.
“Te dashur miq, sot nga rreshjet e shumta, lumenjte e medhenj te vendit si Drini i Zi, Vjosa dhe lumenj te tjere kane dale nga shtrati dhe kane mbytur mijra e mijra hektare toke nga Veriu ne Jugun e vendit.
Kurse Edvin Kristaq Rama ndonese keto ishin permbytje te paralajmeruara nga stacionet meterologjike te vendit dhe te huaja, ne nje akt moskokçares, cinik, papergjegjshmerie absolute ja mbathi te krihet ne Neë York ne ekspoziten e zhgarravinave te tij. Nje veprim te tille e ben vetem nje njeri i mbushur me urrejtje per ata qe vuajne dhe te cilit qytetaret e vendit te tij i duken si miza apo milingona, jeta e te cileve nuk ka asnje vlere!”- shkruan Berisha në reagimin e tij, të cilin e shoqëron me disa foto nga situata e përmbytjeve në vend.

KOHA JONË SONDAZH

