Berisha: Sulm kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë!
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ndryshuar qëndrim lidhur me institucionet e drejtësisë, duke marrë në konsideratë deklaratat e tij prej më shumë se një viti, teksa tha se protesta e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj para SPAK dhe GJKKO ishte një sulm kriminal ndaj SPAK-ut dhe GJKKO.
“Dje qytetarët ishin dëshmitarë të akteve më të shëmtuara, sulmi kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë nga institucione të narkoshtetit. Dje ishte puntata më kulmore e Narcos në Shqipëri, protesta e organizuar nga Rama dhe qeveria e tij, rrogëtarë të shtetit, policë me dhe pa armë. Rrethuan për orë të tëra Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale. Mbajtën të ndryrë në gjykatë, gjykatës dhe punonjës të administratës së gjykatës. Sulmuan si banditë makinat e tyre. U sollën sikur ata të ishin institucionet e pushtuesit. Një sulm i tillë dëshmon jo vetëm dështimin e plotë të kriminalizimit të drejtuesve të narkoshtetit shqiptar. Të kërcënosh me jetë gjykatësit, dëshmon se je i gatshëm të përdorësh çdo mjet antidemokratik”, tha Berisha në një dalje para gazetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

