Berisha, thirrje administratës: Mos u bëni pjesë e krimit elektoral!

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim nga selia blu u bëri thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Berisha tha se do të ndërmerren hapa ligjorë ndaj aplikacionit “Aktivisti”, të krijuar nga PS për fushatën e zgjedhjeve të 14 majit.

“Jam sot para jush për t’u bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të mos bëhen pjesë e mega-krimit elektoral të përdorimit të Aktivistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të krimit. Aktivist është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmi e shndërrimit të narkoshtetit të Ramës në një narkoshtet elektoral, shndërrimit në një makineri të dhunimit masiv të votës përmes ndikimeve të paligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjet terrori mbi zgjedhësit shqiptarë.

Duke denoncuar, njoftoj gjithashtu se PD do ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë ndaj këtij instrumenti terrori si brenda vendit ashtu dhe në institucionet pranë rrjeteve sociale nëpërmjet të cilave përdoret ky aplikacion antiligjor.

PD denoncon të turpshme, antiligjore përdorimin e qindra milionë eurove për qëllime elektorale nga Rama.

Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por mbidyfishimi i tyre do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD.

Rritjet e rrogave në asnjë vend të lirë nuk bëhen kurrë para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve.

Ai që bën një akt të tillë është një kriminel elektoral, bandit, mashtrues ordiner.
Pagat e ulëta duhet të dyfishohen, ne i garantojmë të gjithë punonjësit se pagat në gjithë sistemin e piramidës adminsitratës shtetërore do të dyfishohen.

Por këto akte nuk ndërmirren kurrë para zgjedhjeve me qëllim për të ndikuar votën e qytetarëve.

Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është një demagogji, se ajo nuk bëhet me vullnet, është thirrje thjesht propagandistike.

PD do depozitojë në Parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë”, tha Berisha në një deklaratë për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?