FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Trafikantë e kukulla pa asnjë dinjitet të Ramës bllokojnë të drejtën e deputetëve të opozitës

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha, në protestën e opozitës para Parlamentit: 

Protestë e fuqishme në mbrojtje të vlerave dhe interesave të qytetarëve shqiptarë. Protestë e fuqishme para Parlamentit të pushtuar nga krim ministri Edi Rama dhe banda e tij kriminale.

Në këtë protestë në të cilën ju mbështesni jo vetëm deputetët tanë për qendriminn e tyre të shkëlqyer në Parlament por jeni zëri i vërtetë i cdo shqiptari kudo ndodhet ai, që konsideron Ramën e ministrat e tij si armiq të egër të qenies sonë, demokracisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për gjithë qytetarët e këtij vendi që ndjekin zhvillimet në seancë apo dhe këtë protestë, dueht ti qartësoj se kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës, e cila shkelmohet nga banditët, nga porositës të vrasjeve, nga padron të klaneve të drogës, të krimit. Kjo Kushtetutë garanton deputetit me mbledhjen e 28 firmave krijimin automatik të komisioniet hetimor për problemet që kata burra e gra të votuar nga zgjedhësit gjykojnë se duhet të hetojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trafikantë e kukulla pa asnjë dinjitet njerëzor të Ramës bllokojnë këtë të drejtë të deputetëve të opozitës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?