Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në selinë blu, kryetari Sali Berisha tha se qytetarët po presin, ndaj edhe pohoi se kjo do të jetë vjeshta e protestave.
“Kjo do të jetë vjeshta e protestave ose pranvera e demokracisë. Njerëzit janë të gatshëm, presim vetëm mobilizim. Ata mobilizohen kur të kuptojnë se ne e kemi seriozisht. Kur të binden se ne do i shkojmë deri në fund misionit tonë”, deklaroi ai.
Lidhur me mënyrën sesi do të dalin në sheshe, ish-kryeministri tha se një formë mbetet protesta e qëndrueshme dhe e vazhdueshme. ”Shumëllojshmëria e protestave duhet të jetë objektivi ynë”.
