FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: T’u hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme

­Menjëherë pas mbylljes së seancës së Parlamentit, ish­kryeministri Sali Berisha tha se kjo mbyllje firmosi kapitullimin e kësaj mazhorance.

“Në kompleksin e krimit mazhoranca firmosi kapitullimin, mbylli parlamentin. Kjo është zgjidhja e tyre, ia mbathën nga frika. Ky akt i pashembullt nuk ka ndodhur kurrë që burra si këta ja mbathin e mbyllin parlamentin në protestën kundër krimit, qytetarëvëe. T’u hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme”, tha Berisha.

Ai më tej u shpreh se përshëndet qytetatët që janë nisur nga të 4 skajet e vendit. Kjo mazhorancë sipas tij nuk ka të ardhme, se është e gllabëruar nga krimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“PD është parti e vlerave, e parimeve demokratike, parimet janë më të forta se të gjitha mjetet e krimit të kësaj mazhorance se të gjitha qelbësirat që kanë futur në administratë, do protestojnë qytetarët pa dallime partiake. Në mitingje do gjeni mijëra socialistë dhe njerëz pa parti që nuk janë mbatharakë si puna e këtyre, që mbyllin parlamentin si të ishte kuzhina e Lilos. Ky është akti më i shëmtuart. Këta kanë frikë të tmerrshme nga krimet që kanë kryer dhe më të cilat ushqehen”, shtoi ish-lideri i demokratëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?