Berisha: Zëri i popullit do të dëgjohet sot në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj

Kreu i PD, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me protestën e opozitës pasditen e sotme jashtë sallës së Parlementit në orën 17.00, ndërsa tha se zëri i popullit opozitar duhet të dëgjohet në sallë dhe jashtë saj.

Ata që u strukën në vrima miu në datën 11 shkurt, ata që postuan video të regjistruara kohë më parë, tani dalin nga vrima e miut e tallen me qytetarët, tallen me protetën e tyre të jashtëzakonshme.

Ky është morali i tyre, karakteri i tyre ndaj dhe sot në orën 5, ju ftoj të gjithëve para Parlamentit të dëgjohet zëri juaj, të dëgjohet në sallë dhe jashtë saj, zëri i popullit opozitar“, ta Berisha në një dalje për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?