Berisha zhvilloi këtë pasdite takim në Athinë me emigrantët
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, theksoi rëndësinë e marrëveshjes së detit që PD e firmosi gjatë periudhës kur ishte në pushtet, duke e cilësuar atë si marrëveshjen më të mirë që Shqipëria ka bërë ndonjëherë me Greqinë.
Ai garantoi shqiptarët se, nëse PD rikthehet në pushtet, marrëveshja për detin do të finalizohet dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë do të jenë shumë të mira.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
Të dashur miq!
Mirënjohja ime për ju dhe e çdo shqiptari është e pakufishme sepse ju erdhët këtu dhe një pjesë të mirë të fitimeve tuaja ju i kaluat tek familjet tuaja në Shqipëri.
Ju u bëtë pjesë e rëndësishme e investimeve dhe ndërtimit të Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

