Berisha:T’i dalim Ramës në Rinas. PS: Saliu nuk veshë brekët për aeroport

[youtube url=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154184734071523/” width=”560″ height=”315″]

Me sa duket ish-kryeministri Sali Berisha  ka vendosur të nxjerrë PD-në në Rinas ditën kur kthehet kryeministri Rama nga SHBA. Ai e ka cilësuar cinike vizitën e Kryeministrit Edi Rama në New York në një kohë kur shumë zona në Shqipëri janë përmbytur nga moti i keq. Berisha thotë se përveç kësaj, Rama fyen qytetarët duke thënë se u flet shqiptarëve të përmbytur nga Facebook.

“Ne te gjithë këtë situate katastrofe natyrore, Edvin Kristaq Rama ne nje akt te paimagjinueshëm për një kryeministër qe ndjen minimumin e përgjegjësisë per detyrën e tij:

1-Nuk ka dhënë asnjë qindarke per zonat e përmbytura madje nuk ka shqiptuar nje fjale te vetme dhe nuk ka ngushëlluar apo dhënë asnjë ndihme per familjet e viktimave. Po rikujtoj ketu se ai me deputetet e tij gjate shqyrtimit te buxhetit ne shtatorin qe kaloi, shkurtoi me 60% fondin e emergjencave dhe jo vetëm kaq por ai vet,

2- Çau ferrën për Nju Jork per te hapur ekspoziten e zhgaravinave te tij personale duke marre me vete edhe punonjës te shtetit ne shkelje flagrante te çdo ligji.

3-I pa penduar per aktin e tij te shemtuar cinik, perçmues ndaj qindra mijra qytetareve qe u perballen me egersine e motit, te braktisur nga mender kryeministri i tyre, arrin deri aty sa t’iu drejtohet shqiptareve me FB nga Nju Jorku se, une vertet jam per hesape te mia ne Nju Jork por ja ku e keni facebookun tim si deshmitar qe une jam ne krye te detyres, ose te pakten facebooku im eshte, sepse ju kaq meritoni” – shkruan Berisha.

Në fund, ish-Kryeministri për këtë sjellje përbuzëse ndaj qytetarëve, duhet reaguar duke e bllokuar Ramën në aeroport.

“Ne çdo vend te botes qytetaret do reagonin me se paku duke e bllokuar ne aeroport nje kryeministër cinik, armiqësor, përbuzës gjer ne mohim te njerëzve ne fatkeqësi po te guxonte ti braktiste për te hapur ekspozita personale. Ju bej thirrje shqiptareve ti rezervojnë po kete qëndrim pinjollit te etërve xhelat te shqiptareve, Edvin Kristaq Rames! – e mbyll Berisha.

Të pyetur nga “Koha Jone” në selinë blu nëse kjo që kërkon Berisha është vetëm ditë Facebook-u apo vendim i PD-së,thanë se PD-ja do ti bëjë një “pritje madhështore” Kryeministrit Rama sapo të zbresë nga avioni. Selia blu do ta presë në Rinas me mijëra demonstrues, duke i kërkuar dorëheqjen. 

Ndërkohë të pyetur në PS për këtë thirrje të Berishës sqaruan me ironi se “Berisha nuk ngre dot një mizë me facebookun e tij e jo më të veshë brekët për të dalë në Rinas”.

Si për t’ju përgjigjur ish-kryeministrit Berisha në rubriken “Komunikimi i Javes” e sulmon ish-kreun e PD-së.

SHKARKO APP