Besnik Mustafaj: Saimir Tahiri, shantazhisti më profesionist që kam njohur
Ish-ministri Besnik Mustafaj e cilëson Saimir Tahirit si politikanit më shantazhues që ka njohur në politikën shqiptare të këtyre 30 viteve.
Në një interviste për “News 24”, Mustafaj tha se ish-ministri ka treguar se ka nën kontroll gjithë mazhorancën dhe ka lëshuar mesazhe të koduara.
“Ai sot nuk është një njeri i trembur. Ai ishte shumë serbes. Ai ka përdorur një gjuhë shantazhi dhe ka treguar se është kërcënues për shumë njerëz në qeveri. Varet sesi do të sillet Prokuroria. Mua më duket se prokuroria është e vonuar dhe kjo është pjesë e asaj garancive të Edi Ramës për Tahirin”,- tha Mustafaj.
Sipas Mustafajt, Rama gënjeu për Tahirin në Gjermani, por duke qenë se gjermanët kërkojnë fakte, Rama i ka dhënë Tahirit garancinë nga prokuroria dhe të dy kanë rëndë dakord që ky i fundit të lërë mandatin e deputetit, i cili i garanton imunitet nga arrestimi.
“Unë besoj se është veprimi i duhur dhe ky veprim tregon se është i akorduar me kryeministrin. Nëse do ishte kaq trim përballe drejtësisë Tahiri do kishte vepruar që në fillim. Unë besoj se kjo është në një marrëveshje mes të dyve dhe ky hap i tyre lidhet me vizitën e kryeministrit në Gjermani. Kjo është një marrëveshje e bërë pas kthimit të Ramës nga Gjermania. Rama gënjeu në Gjermani kur u pyet për Tahirin dhe ai tha që Tahirit i është hequr mandati deputetit.
Rama nuk është një lider që nxjerr konkluzione mbi faktet. Ai ka imagjinatën e tij dhe ka besuar se mund ta manipulonte kancelaren Merkel, por politika gjermane mbështet mbi faktet dhe jo fjalët. Ky besonte se kancelarja Merkel nuk do ja lejojë vetes që të behej pengesë për Shqipërinë dhe ka munguar praktika e thënies së gjërave hapur. Gjerat hapur mund t’u thuhen ministrave dhe përfaqësuesve të tjerë. Rama ka qenë viktimë e delirëve të veta”- tha Mustafaj, i cili shton se Tahiri është shantazhisti më profesional që ka njohur Shqipëria në 30 vitet e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

