Biznesi i vogël proteston, reagon Qeveria, Ahmetaj: Më tregoni një çmim të vetëm të rritur!

Ulja e pragut të TVSH-së, Ahmetaj: Fokusi janë bizneset e mëdha – 56% e sipërmarrjes ngelet jashtë skemës

Biznesi i vogël dhe i mesëm do të ulë sot qepenët nga ora 11.00-12.00 për të kundërshtuar futjen në TVSH.

Në një takim me gazetarët, ministri i Financave, Arben Ahmetaj po sqaron vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka asnjë tatim të ri, nuk ka asnjë ngarkesë të re, nuk ka asnjë taksë të re. Opozita në qëllimshmëri kërkon të përdorë një masë anti-informaliteti të duhur për të turbulluar ambjentin shqiptar për një masë që që këtë muaj provohet kollaj që është e duhur. Ju ftoj të më tregoni një çmim të rritur në dyqane. Mosrritja e çmimeve është premtim i mbajtur, përkundër rritjes së inflacionit”- theksoi Ahmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Ahmetaj tregoi dy vendime të qeverisë së kryeministrit Sali Berisha në protokoll të Ministrisë së Financave të ish-ministrit Ridvan Bode.

“Në vendimin e parë është ulja e pragut të TVSH-së nga 8 milionë lekë në muaj në 5 milionë lekë në muaj xhiro. Në vendimin e dytë të qeverisë Berisha, sipas Ahmetajt, tregohet vendimi i ish-ministrit Bode për ta ulur më tej pragun e TVSH-së për bizneset nga 5 milionë lekë në 2 milionë lekë në muaj”- tha Ahmetaj.

Ministri i Financave ka theksuar se fokusi i punës së ministrisë është biznesi i madh, jo i vogli. Sipas Ahmetaj, kjo reformë nuk ka në fokus të gjenerojë të ardhura nga biznesi i vogël, por ka në fokus saktësimin e deklarimeve të biznesit të madh. Sipas ministrit, 56% e sipërmarrjes do të ngelet jashtë detyrimit për deklarim, rreth 60 mijë sipërmarrje të vogla me xhiro nën 2 milionë lekë.

Nuk synohet që biznesi i vogël të jetë gjeneratori i të ardhurave të TVSH-së. Nga bizneset e vogla me TVSH arkëtohen rreth 1 miliard lekë TVSH, kjo përfaqësohen vetëm 0,08% të totalit të TVSH-së të mbledhur nga tatimet dhe doganat. 90,2% e totalit të TVSH-së mblidhet nga biznesi i madh.

Fokusi është te biznesi i madh, është te qartësia e transaksionit për të mbledhur më shumë TVSH nga biznesi i madh. 56% e sipërmarrjes do të ngelet jashtë detyrimit për deklarim, që janë rreth 60 mijë biznese me nën 2 milionë lekë.” – ka sqaruar ministri Arben Ahmetaj.

Ahmetaj dha si shembull rastet e vendeve të ndryshme të Europës, të cilat kishin aplikonin TVSH-në edhe për bizneset e vogla, shpesh me një prag xhiroje më të ulët se Shqipëria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?